Bajern Mynih-Robert Levandovski u por tretizuan si një simbolikë e dashurisë së vërtetë, e cila nuk do të përfundonte kurrë për aq kohë sa goleadori polak do të ishte në gjendje të rrëfente në fushë nuhatjen e vërtetë prej sulmuesi race”.
Gjithsesi parafrazimi i mësipërm mbeti hipotezë e bukur për t’u besuar, jo vetëm nga tifozët e Bajernit, por edhe nga dashamirësit e këtij sporti, pas largimit drejt Barcelonës.
Golat e “improvizuesit” ÇupoMoting kanë dhënë rezultat, por nëse i referohemi ambicies së bavarezëve, ajo merr nota absurde. Së fundmi prestigjiozja gjermane “Bild” ka vënë në radar 4 objektivat për sezonin e ardhshëm në majë të sulmit, nëse nuk arrihet Herri Kejn:
1.MARKUS RAFSHORD (55 MILIONË EURO)- Lojtari i Junajtidit po përjeton formën më të mirë në karrierë dhe shpejtësia e tij do të ishte pika kyçe në orbitën e mekanizmave bavareze.
RASHFORD
2.LAUTARO MARTINEZ (75 MILIONË EURO)- Argjentinasi ka marrë trajtën e futbollistit kyç në Milano dhe pikërisht është ky faktori që rekordmenët vazhdojnë të nuhasin gjetjen e hapësirës për të ndërvepruar në treg.
LAUTARO 2
3.DUSHAN VLAHOVIÇ (80 MILIONË EURO)- Fiziku i serbit mund të konsiderohet ideal, me tiparet e një “pyke” klasike, megjithatë pretendimet e Juventusit mund të ndikojnë negativisht.
VLAHOVIC 2
4.RANDAL KOLO MUANI (37 MILIONË EURO)- ”Dashuria” e shprehur ndaj Bajernit pas përplasjes më këta të fundit në kampionat i rriti akoma më tepër dyshimet se pas kësaj skene kanë filluar aludimet rreth shkuarjes në Mynih. Altruizmi i tij me numrin e lartë të asisteve, shikohet me shumë admirim në kampin e kampionëve gjermanë.