MENU
klinika

Zbulime të reja

Një domino gjigande në Parkun Arkeologjik të Finiqit

06.02.2023 - 14:51

Misioni Arkeologjik Italo-Shqiptar ka kryer gërmime në sektorin A11, në Finiq, ku kanë dalë në dritë shumë blloqe që mbivendosen me njëri-tjetrin.

Janë ato që kanë mbetur nga një mur i periudhës romake, i shembur ndoshta për shkak të një tërmeti. Sipas specialistëve, efekti i tyre i përgjithshëm është mbresëlënës, pasi duken si gurët e një dominoje gjigante.

“Në sektorin A11 ka shumë gjëra që na kanë bërë përshtypje, si muri i tarracimit i shembur plotësisht në rrjedhën e poshtme”, shkruan në rrjetet sociale Misioni Arkeologjik.

Parku Arkeologjik i Finiqit është një destinacion gjithmonë e më i frekuentuar nga turistët vendas e të huaj, ndërkohe që i rriten vlerat me zbulimet e herëpashershme të ekspeditës italo-shqiptare.

Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e trashëgimisë tonë kulturore. Qyteti antik i Foinikës mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Që nga fillimi i viteve 2000 në Finiq gjendet Misioni Arkeologjik Italo-Shqiptar, me specialistë nga Universiteti i Bolonjës.

Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe