MENU
klinika

Pas Kiarës dhe Luizit

Një tjetër çift martohet brenda ‘Big Brother VIP Albania’

17.02.2023 - 11:23

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ ka sërish festë dhe dasmë! Valbona hapi zarfin e bardhë i cili tregonte se banorët do duhet të zhvillojnë një dasmë kosovare. Dasma do të organizohet në kuadër të pavarësisë së Kosovës.

Banorët kanë ndarë rolet duke nisur nga nusja dhe dhëndri te kryetari i Bashkisë që do kurorëzojë martesën e çiftit. Banorët zgjodhën që në rolin e nuses të jetë Nita dhe dhëndri të jetë Beati.

‘ Nusja e ka nënën, babai i dhëndrit Maestro. Do zgjedhim krushqit dhe dëshmitarët. Kryetarin e Bashkisë kemi Luizin.’- u tha Valbona banorëve, të cilët ishin dakord me zgjedhjet.

Pasi mësuan se do ishin burrë e grua, Beati dhe Nita nisën përgatitjen, duke mësuar hapat nga Diola.


Çifti i parë që u ‘kurorëzua’ me martesë në ‘Big Brother VIP’ ishte Kiara dhe Luizi.