MENU
klinika

Një konferencë për shtyp

Opozita protestë para parlamentit, ku do të jetë kryeministri Rama

13.02.2023 - 11:23

Sot në orën 17:00 opozita ka paralajmëruar një protestë para Parlamentit, ndërkohë që zhvillohet seanca plenare.

Nga ana tjetër, po në të njëjtën orë, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në parlament, por ka zgjedhur të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder në ambientet e kryeministrisë.

Kujtojmë që opozita ditën e shtunë zhvilloi një protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se kjo protestë ishte nisja e revolucionit që nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës. Lideri demokrat siguroi shqiptarët se opozita nuk kërkon pushtet me dhunë, por përmes votës së lirë.

Ndaj sipas tij, përballja me regjimin e Ramës do të vijojë sot më protestën para Parlamentit.

“Parlamenti që sot është totalisht vegël e një njeriu, e Edi Ramës. Demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjnë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues, çdo seancë shkelmohet Kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e atyre që kanë votuar kundër qeverisë. Unë kam besim se revolucioni ynë nuk do ndalet, asnjë ndikim të mos keni. Kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, nuk jemi forcë ekstremiste e as staliniste. Por, do të përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile që qytetarët të votojnë të lirë. Ky është zotimi dhe fitorja jonë. Ministria e brendshme është ministria e familjes, sepse aty është emëruar partneri i Delinës dhe aty manipulohen të dhënat e qytetarëve dhe organizohen trafiqet. Aty ardivelitë kurdisin kurthe ndaj opozitës. Ai është institucion krimi që ka ndikim të madh në mbajtjen e këtij regjimi dhe ndikon e mbron trafiqet e drogës. Ndaj duhet mosbindjes civile dhe opozita ka punë direkte me të”, deklaroi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN