MENU
klinika

Fokus marrëveshjet bilaterale mes dy shteteve

Osmani vizitë në Islandë, pritet të takohet me homologen e saj

02.02.2023 - 13:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhtuar ditën e sotme drejt Islandës në një vizitë zyrtare. Sipas zyrës së presidencës, njoftohet se Osmani do takohet me homologun e saj, presidentin Guðni Th. Jóhannesson, kryeministren Katrín Jakobsdóttir, kryetarin e Kuvendit, Birgir Ármannsson dhe ministren e Punëve të Jashtme, Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir.

Kjo është vizita e parë dypalëshe jo vetëm e Osmanit, por e një presidenti të Kosovës në historinë e raporteve mes dy shteteve.

Kjo vizitë do të jetë një vizitë njëditore ku në thelb të takimit do të diskutohet për bashkëpunimin përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis shteteve, avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, si dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët.