MENU
klinika

"Me Kurtin s’ke çka bisedon"

Pak ditë para bisedimeve, Vuçiç provokon sërish Vuçiç

22.02.2023 - 14:37

Pak ditë para dialogut Kosovë-Serbi me negocim të BE, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka provokuar sërish, duke u shprehur se me kryeministrin Kurti nuk ka çfarë bisedohet. .

Sipas tij, Kurti nuk do që të përfshihet në temat e asociacionit, por vetëm për vuajtjet e Kosovës nga ish lideri jugosllav, Millosheviç. Këto sipas Vuçiç janë ‘truket’ e tij.

“Menjëherë fillon të flasë për Sllobodan Millosheviqin, Adem Demaqin dhe “vuajtjet e tij”. Unë do të flas për Asociacionin, por edhe me përfaqësuesit evropianë për të formuar Asociacionin. Jam i vetëdijshëm për truket e tij. Ata nuk mund të më befasojnë”, tha Vuçiç, shkruan pink.rs.

Kujtojmë se ditën e hënë, në Bruksel Vuçiç dhe Kurti do të zhvillojnë bisedime për dialogun mes dy vendeve. Vetëm një javë më parë, pati një zbardhje të pikave të marrëveshjes për bashkëpunim mes dy vendeve. Në të nuk përflitet njohja reciproke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve

Propozimi evropian/ Kurti e Vuçiç thirren në Bruksel