Dëshmia prej 7 orësh e Rozeta Dobit ka çuar në pranga ish-zyrtaren Alda Klosi.
Pastruesja është “zbërthyer” në këmbim të rrethanave lehtësuese për të dhe djalin e saj.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e pastrueses, dhënë ditën e djeshme për rreth 7 orë.
“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë.
Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja.
Ditën që i mora me çantë i mora nga kasaforta, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë.
Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi, sipas gazetares Lala.
Alda Klodi është shoqëruar dje në orën 18:00 dhe është arrestuar në 22:30, me akuzën për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë.