MENU
klinika

Drama që nuk i ndalojnë as miliardat...

Çudit Paris Hilton: Jam dhunuar në moshën 15-vjeçare

25.02.2023 - 10:55

Milionerja Paris Hilton, ka rrëfyer gjatë një interviste për revistën ‘Glamour’ se në moshën 15-vjeçare është droguar dhe përdhunuar nga një burrë i moshuar në Kaliforni. Ajo ka treguar se së bashku me një grup miqsh takuan një grup burrash të moshuar në qendrën tregtare ëestfield Century City, të cilët i ftuan në shtëpinë e tyre dhe u ofruan pije të gazuara me verë.

Ndonëse në atë moment ajo nuk pinte apo përdorte drogë, një nga burrat e detyroi të pinte, pas së cilës ajo filloi të ndihej e trullosur: “Unë nuk e di se çfarë më vuri, mendoj se ishte drogë,” tha ajo. Hilton pretendon se asaj i kishin “vjedhur” fëmijërinë.

Në shkollën Provo Canyon në Utah, ku ajo studioi për rreth dy vite, Paris rrëfeu se u detyrua të merrte drogë dhe iu nënshtrua disa testeve gjinekologjike gjatë natës.

“Isha një vajzë e vogël. Ndjej sikur më vodhën fëmijërinë,” tha Hilton.

Kjo përvojë ndikoi në vendimin e saj, së bashku me atë të bashkëshortit të saj Carter Reum, për të patur djalin e tyre të porsalindur, Phoenix Barron Hilton Hilton Reum, përmes një nëne surrogate, raporton ‘Pagesix‘.

Përveç kësaj, Hilton foli edhe për abortin e saj në të 20-at, për të cilin “nuk donte të fliste sepse kishte shumë turp rreth kësaj” në atë kohë. “Isha fëmijë dhe nuk isha gati për këtë”, tha ajo. Sipas të dhënave të zbuluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , një në tre gra në mbarë botën ka pësuar dhunë seksuale ose fizike në një moment të jetës së saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN