MENU
klinika

Ligue 1

Paris Saint-Germain mori një “shuplakë” në Principatë para Bayernit…

11.02.2023 - 21:25

Paris Saint-Germain pas disfatës dhe eliminimit nga Marseille në Velodrome u paraqit me një formacion mjaft të ndryshuar në Principatë dhe u mposht 3-1 nga Monaco vetëm pak orë para ndeshjes së parë kundër Bayern Munichut në “Parc des Princes” për 1/16-at e Champions League. Parizienët luftuan pa të dëmtuarit Messi, Mbappe, Verratti dhe Sanchez, ndërsa Christophe Gaultier u dha “pushim” në fillim Ramosit, Mendesit, Kimpembe dhe Hakimit.

Mikpritësit hapën rezultatin në vetëm pas 4 minutash, kur Fofana hyri në zonë me energji mbresëlënëse, Ben Yedder në tentativën e tij u bë krijues dhe Golovin nga afër e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 18-të, 17-vjeçari Biciambu humbi topin nga presioni i Diatas dhe Ben Yedder me një fund të shkëlqyer nga brenda zones i çoi shifrat në 2-0.

Parizienët ngushtuan përkohësisht rezultatin në 2-1 në minutën e 39të. Juan Bernat preu në zonë nga e majta, ktheu topin dhe 16-vjeçari Zaire Emery e dërgoi në rrjetë.

Vetëm pas minutës së 45-të që Ben Segir goditi një krosim, Bernat nuk mundi të ta ndalte aksionin dhe kapiteni Ben Jedder e dërgoi topin fillimisht në shtyllë dhe më pas në rrjetë për të fiksuar shifrat e fitores 3-1 për Monacon.