MENU
klinika

"Të përgatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament"

Pas seancës kaotike, Berisha jep porosinë e prerë për deputetët

02.02.2023 - 15:22

Pas seancës kaotike te se enjtes ne Kuvend, kryetari i PD, Sali Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar ka dhene porosine e prere se ata duhet te pergatiten per rezistence te fuqishme ne Parlament.

“Parlamenti nuk mund të ketë asnjë minutë punë normale përvec debatit, mocionit me debat ndaj Ramës. Ky është si Parlament dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament”.

Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat:

Ju përshëndes për qendrimin e përgjegjshëm e të rëndësishëm në Parlament, por dhe të zotohem para qytetarëve shqiptarë, zgjedhësve se PD nuk e lëshon atë Parlament, do ta mbajë atë si tempull të zërit dhe interesave tuaja.

Ajo çka ndodh dy ditë me radhë, dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës, apo kupola e krimit dhe drogës, grusht kriminelësh, të tipit Balla, Rama, Gjinuri etj. Kur nuk ngrihen dhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë përvecse doli për aktin mafioz e kriminal të Portit të Durrësit, janë dëshmi se Parlamenti e Shqipëria kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës.

Rama sot politikisht është thjesht një kalbësirë, që nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë vend në hapësirën e NATO si përfaqësues i popullit shqiptar.

Akti i tij i korruptimit të një prej zyrtarëve më të fuqishëm përbën akt armiqësor, akt turpërimi për cdo shqiptar.

Do ishte në nderin e dinjitetin e mbarë shqitparëve që t’i japin duart një minutë e më parë që t’i çojnë mesazhin e duhur kombit të madh se një kryeministër demon i pushtetit, ti themi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër.

Rama nga zyra e tij ka dërguar informacion McGonigal për të hetuar lobistin e PD. Më 4 janar 2018 e 16 janar 2018 Neza ia ka dorëzuar tëngarkuarit të FBI nga Mc Gonigal, kurse Ducka ka cuar me fluturime të paguara dëshmitarët nga Tirana për të dëshmuar për Nick Muzin e këtë aferë.

Rama po përpiqet ta kalojë me një grip diplomatik, herë del e herë nuk del.
Parlamenti nuk mund të ketë asnjë minutë punë normale përvec debatit, mocionit me debat ndaj Ramës. Ky është si Parlament dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament.

Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeverie, kryeministër si Edi Rama.
Të vijë aty tja tregojmë fytyrën sic e ka para gjithë shqiptarëve. Të vijë aty e të hapim debatin për këtë aferë të tmerrshme ku gjer në vesh janë të zhytur Balla, Gjiknuri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN