MENU
klinika

Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar

Përkujtohet Todi Lubonja

13.02.2023 - 14:29

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Todi Lubonjën.

Lubonja lindi më 13 shkurt 1923. Mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Qe shkrimtar dhe drejtues i medieve kryesore deri në vitin 1973. Polemika që pasoi edicionin e 11-të të Festivalit të Këngës dhe zemërata e shkaktuar në radhët e udhëheqjes së regjimit komunist i kushtuan lirinë.

“Veshje dhe shfaqje të huaja”, “me imitime dekadente”, “shfaqje disidente” etj, ishin vetëm disa prej frazave denoncuese, që arsyetuan ndërmarrjen e ndëshkimeve edhe për organizatorët dhe pjesëmarrësit e Festivalit.

Fillimisht, familja Lubonja u internua në Lezhë. Në 27 korrik 1974, shkrimtari u dënua me burg. Më 7 qershor 1987, do të lirohej pas 13 vjetëve në burgun e Burrelit. Me vendosjen e pluralizmit politik, iu dedikua shkrimit duke botuar libra autobiografikë me kujtime nga diktatura. Vdiq më 19 nëntor të vitit 2005.

DPA sjell një letër-ankesë për keqtrajtimin e të dënuarit Lubonja, drejtuar Drejtorisë së Kontrollit të Veprimeve Hetimore.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe