MENU
klinika

Vuçiç zbulon detaje

Pika 4 e propozimit franko-gjerman ‘po trondit’ Serbinë

03.02.2023 - 13:35

Presidenti Aleksandër Vuçiç, në një fjalim në seancën e Kuvendit, ka zbuluar para deputetëve se çfarë i kanë thënë pesëshja diplomatike dhe se me çfarë e kërcënojnë Serbinë nëse nuk e pranon planin evropian për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Siç tha ai, 90 për qind e asaj që është bërë publike për atë plan është e vërtetë. Ai ka përmendur dhe një nga pikat e planit franko-gjerman që po shqetëson Serbinë. Ai posaçërisht ka theksuar pikën 4, përkatësisht paragrafin e dytë, ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”. “Në vetë planin, gjërat më të vështira për ne është se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, tha Vuçiç, duke theksuar se Beogradi “nuk mund ta pengojë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe NATO”. “Kundërshtuan apo nuk kundërshtuan në Këshillin e Evropës në momentin që do të vendosin, do të kenë shumicën. Kundërshtuan apo nuk kundërshtuan për NATO-n, do të kenë shumicën. Kundërshtuan apo nuk kundërshtuan për Bashkimin Evropian është vendim i tyre”, tha Vuçiç. Ai vlerësoi se dispozita e propozimit, ku thuhet se “të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e paraqitura në Kartën e OKB-së, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me barazinë sovrane të të gjitha shteteve dhe respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, kontestohet për Serbinë “integriteti, duke e konsideruar Kosovën shtet të pavarur”.

Plani me 10 pika
Gjithashtu Vuçiç ka zbuluar një plan me 10 pika në Kuvend. Ai tha se politika e Serbisë do të jetë “të ruajë paqen dhe stabilitetin në pothuajse çdo mënyrë dhe me çdo kusht, të përmbahet dhe të mos përgjigjet ndaj provokimeve nëse nuk kërcënohet prona dhe jetët e njerëzve si në vitin 2004”. “Paqja dhe stabiliteti nuk janë vetëm slogane, por janë diçka që rikthehet dhe sjell jetë në Serbi, e cila na mundëson të ruajmë mbijetesën biologjike të popullit tonë”, theksoi Vuçiç.

Asosacioni
Pika e dytë është këmbëngulja e vazhdueshme në formimin e asocacionit, e cila duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë në Kosovë “Të mos mendojmë se si do të ndalojnë ilaçet, si do të vijnë ushqimet, gazetat dhe gjithçka tjetër”, tha Vuçiç. Pika tre është siguria për serbët në Kosovë. Siguria për serbët është pjesë e pikës së paqes dhe stabilitetit dhe pikës për AKS. “Siguria është që askush të mos mendojë kur dërgon një fëmijë në shkollë, që ne të merremi me çështje të tjera”, theksoi presidenti. Nën 4, është një jetë më e mirë për njerëzit tanë në Kosovë. Po investojmë shumë para, shumë investime, gati 900 milionë euro”, tha Vuçiç. Nën pesë, thotë Vuçiç, ndryshe nga ata që u pëlqen të bërtasin parulla, ai tha se Serbia do të diskutojë edhe për letrat më të këqija, sepse Serbia nuk ka të drejtë të përsërisë përvojat e së kaluarës. “Po, diskutime, negociata, të cilat kanë të bëjnë me të gjitha çështjet kyçe, deri te diskutimet për simbolet, deri te diskutimet për gjithçka, se si duhet të përfaqësohet në organe të shumta”, thotë Vuçiç.

Ushtria, pagat dhe investimet Perëndimore
Nën gjashtë është ruajtja e interesave jetike shtetërore dhe kombëtare. “Ne do të vazhdojmë të ruajmë neutralitetin ushtarak, ta mbrojmë atë dhe të ndërtojmë ushtrinë”, është shprehur ai. Ai shton se “interesi jetik” i Serbisë është të qëndrojë në rrugën evropiane. “Kjo do të thotë shumë gjëra për Serbinë, nga investimet, deri te standardet më të mira, pagat dhe pensionet”, thotë ai. Ai po ashtu ka thënë se një nga qëllimet është rritja e mëtejshme e Serbisë, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetësinë, energjinë, ushqimin dhe ushtrinë.

Investimet e huaja direkte
Siç shpjegoi ai, Serbia është kampione në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për këtë. “Plus fabrika, kompani të reja softuerësh. Ne duhet t’i mbajmë ata njerëz këtu” tha Vuçiç. Në fund është dhe plani mesatar 1000 euro. Ai tha se Serbia ka programin “Serbia 2025”. “Tani pretendojmë me siguri se paga mesatare deri atëherë do të kalojë 1000 euro”, tha presidenti i Serbisë. Ai shton se “do të arrijmë në vendet e BE-së”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN