MENU
klinika

"Ose të formohet Asociacioni, ose…"

Presidenti serb jep ultimatum

23.02.2023 - 13:39

Vetëm pak ditë përpara takimit të 27 shkurtit në Bruksel, Aleksander Vuçiç ashpërson sërish tonet.

Presidenti serb deklaroi se “lista e detyrimeve të pazbatuara” nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u përmend nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, “në thelb ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Ata do të ​​thonë se çështja e energjisë nuk ka mbaruar. Tani problemi është a do të japin licencë, dhe pastaj a do të heqin licencën për të drejtat e shpërndarjes… Por të gjithë e dinë që thelbi është Asociacioni. Pra – ose do te këtë zgjidhje për problemin e Asociacionit, ose: faleminderit, kaq ishte”, u shpreh i prerë kreu i shtetit serb.

Vuçiç shtoi se situata për Serbinë nuk është e thjeshtë, por se “duhet të ruhet paqja”.

“Sigurisht që situata jonë nuk është e thjeshtë, sigurisht që e gjithë kjo është një performancë në të cilën presioni është në fund të fundit bie mbi ne, por nuk është kjo hera e parë as në histori, as në 10, 11 vjetët e fundit. Sa i përket presioneve politike ne duhet të jemi të hapur për kompromise, por edhe të mos ia japim vendin tonë askujt”, shtoi ai.

I pyetur nëse do të nënshkruhet diçka në takimin me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel dhe nëse Serbia do t’i përmbahet “vijave të kuqe”, Vuçiç theksoi se “Beogradi do t’i përmbahet asaj që u tha në parlamentin serb në fillim të shkurtit, në seancën e posaçme për Kosovën”.

Me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, Kurti, në fillim të shkurtit, doli me gjashtë kushte për formimin e Asociacionit – mes tjerash: të mos jetë një-etnik, ta ndryshojë emrin dhe të mos ketë pushtet ekzekutiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk duam “Republika Srpska” në Kosovë"

Lajçak për “Express”: Asociacioni të zbatohet