Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit, pasi u kapën duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme në Prrenjas.
Pas një hetimi tre mujor kanë rënë në pranga dy persona si dhe inspektori i pyjeve në bashkinë e Prrenjasit.
Inspektori me iniciale R. B., ka shpërdoruar detyrën, duke u dhënë 2 personave të tjerë, lëndën drusore që e kishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën që ai ka patur në përgjegjësi.
Dy të arrestuarit e tjerë, I. M., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe Gj. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, akuzohen për për veprat penale “Prerja e paligjshme e druve dekorativë dhe frutorë” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Bregu i golit”, në fshatin Stranik, Prrenjas, I. M. dhe Gj. M., duke transportuar me një kamion tip “Iveco”, 8m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.
Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, së bashku me lëndën drusore.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.