MENU
klinika

"Uroj që një qeverie në Tiranë t’i zgjohet ndërgjegja kombëtare"

Propozimi i Shaban Muratit: Shqipëria ta bëjë Pavarësinë e Kosovës, festë zyrtare!

22.02.2023 - 18:35

Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka ripërsëritur kërkesën e tij që Shqipëria të shpallë 17 shkurtin festë zyrtare. Ai ka treguar se i ka propozuar qeverisë shqiptare që nga viti 2012, që kjo dita e pavarësisë së Kosovës të jetë festë zyrtare. Sipas tij, ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar pas 28 Nëntorit 1912.

“Shqipëria ta bëjë 17 Shkurtin festë zyrtare! Kam propozuar qysh në 26 mars 2012 që Shqipëria ta bëjë 17 shkurtin festë zyrtare, sepse pavarësia e Kosovës është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar pas 28 Nëntorit 1912. Uroj që një qeverie në Tiranë t’i zgjohet ndërgjegja kombëtare!,“-shkruan ai në Alb Spirit.

Por propozimi i tij nuk është marrë ende parasysh nga institucionet shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Qeveria greke e shpall Skënderbeun hero kombëtar grek”

Diplomati i njohur: Detin na e morën, edhe Himarën, dhe qeveria është e lumtur…