MENU
klinika

Rama iu drejtohet aktivistëve: Forcë e re në fushëbetejë

PS zëvendëson patronazhistët! Në listë policë, prokurorë e gjyqtarë

09.02.2023 - 11:08

Në tjetër skandal i maxhorancës socialiste publikohet në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Bëhet fjalë për aplikacionin e PS-së “Aktivisti”, i cili është një platformë elektronike, krijuar në shërbim të plotë të qeverisë dhe PS-së, e cila zëvendëson patronazhistët me aktivistët. Anëtarët e aplikacionit “Aktivisti” janë të detyruar që të ndjekin, të shprehin pëlqime dhe të shpërndajnë në rrjete sociale mesazhet propagandistike të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrave e qeveritarëve të tjerë.

Përfshirja e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në një platformë politike është një dëshmi më shumë se gjyqësori i ri shqiptar funksionon si një shtojcë e partisë në pushtet. Aplikacioni “Aktivisti”, i krijuar për të promovimin e punës së socialistëve përmes ripostimeve, pëlqimeve dhe komenteve ka ngjallur shumë debate gjatë ditëve të fundit. Punonjësve të administratës po u bëhet presion duke i kërcënuar me vendin e punës nëse nuk mbledhin pikët e duhura për qeverinë si ndjekës të rregullt të rrjeteve sociale . Aplikacioni kontrollon automatikisht aktivitetin e çdo punonjësi dhe pikët që grumbullon. Ajo që bie në sy është se mes aktivistëve ka njerëz të drejtësisë, policisë dhe institucioneve të tjera, që supozohet të jenë të depolitizuar.

Vendin e parë në institucionet publike për numrin e aktivistëve e mban Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake, me 489 aktivistë. Më pas vijnë doganierët me 305, mjekët me 230 aktivistë, arsimtarët me 218 dhe tatimorët me 200. Nuk mungojnë aktivistët as në prokurori, ku numërohen 36 dhe gjyqtarët 19. Po kështu dhe në Gardë numërohen 13 aktivistë. Kryeministri Edi Rama reagoi pas publikimit të mekanizmit, me anë të të cilit funksionon aplikacioni i Partisë Socialiste “Aktivisti” dhe të dhënat e përdoruesve të tij.

Rama shkruan se PS do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen dhe manipulimin e të dhënave, ndërsa shton se çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi PS u rrit socialistëve dëshirën për të ecur të sigurt drejt fitores me datë 14 maj. “Partia Socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili është lehtësisht i verifikueshëm si një mekanizëm komunikimi i brendshëm mbi bazën e vullnetarizmit të çdo përdoruesi.

Çdo përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur edhe më shumë baltë mbi PS thjesht na rrit dëshirën dhe na forcon vullnetin tonë në rrugën e një fitoreje tjetër kuptimplotë, më 14 maj, kur falë edhe rrjetit tonë social të aktivistëve Partia Socialiste do të jetë shumë hapa përpara kundërshtarëve të çoroditur e të dëshpëruar. Përgëzime! Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma”, shkruan Rama. Njerëzit e drejtësisë, që janë në listën e aplikacionit “Aktiv1sti” e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.

Nga një vëzhgim i bërë rezulton se nga lista me 26 emra që janë në institucionet e drejtësisë, 8 prej tyre e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut, 9 të tjerë janë në pritje të procesit, një është dorëhequr dhe 8 janë shkarkuar dhe janë në pritje të procedurave në shkallën e dytë të procesit të rivlerësimit. Në këtë listë bëjnë pjesë personazhe që qëndrojnë në krye të sistemit të drejtësisë, përfshirë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Gjykatën e Posaçme, Këshillin e Lartë Gjyqësor e Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si edhe gjyqtarë e prokurorë të niveleve të ndryshme.

Nga lista me 26 emra të identifikuar nga radhët e sistemit të drejtësisë, 8 prej tyre e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut, 9 të tjerë janë në pritje të procesit, një është dorëhequr dhe 8 janë shkarkuar dhe janë në pritje të procedurave në shkallën e dytë të procesit të rivlerësimit. Në listën e zyrtarë të drejtësisë që kanë dalë të pastër nga vetingu, përfshihen edhe: anëtarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ina Rama, komisionerja e Rivlerësimit, Xhensila Pine, si edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, procedurat e të cilëve janë ndjekur nga Parlamenti. Në listën e aktivistëve të Drejtësisë së Re, të konfirmuar nga detyra janë: drejtuesja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, anëtari i KLP-së, prokuror, Bujar Sheshi, si edhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Toska.