MENU
klinika

Zonat më sizmike në Shqipëri

Qytetet më të rrezikuara nga tërmeti

07.02.2023 - 11:49

Durrësi është një nga qytet më sizmike në Shqipëri. Kështu u shpreh sizmologu Shyqyri Aliaj i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.

Duke theksuar se juglindja e Shqipërisë është një zonë sizmike, zoti Aliaj shtoi se Vlora gjithashtu është një zonë e rrezikuar, ndërsa blloku i blloku i Himarës dhe Sarandës, janë shumë larg rrezikut.

“Zonat më sizmike në Shqipëri nga magnituda e shkalla rihter, janë në lindje të Shqipërisë. Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në zonën Librazhd-Dibër, ishte me magnitudë 7.

Durrësi ka më shumë rrezik. Edhe nga kushtet e tokës dhe terrenit, por edhe sepse është në bregdet.

Ndaj Durrësi është më i rrezikuar se Tirana nga tërmetet. Atje është kufiri i pllakave. Edhe Tirana është e rrezikuar por më pak.

Gjithashtu edhe Vlora është zonë sizmike. Në 1930 ka qenë tërmeti i fundit i fortë që ka goditur qytetin.

Ndërsa gjithë blloku i Himarës, Sarandës, është shumë larg rrezikut sizmik. Por Ballkani është një zonë sizmike me rrezik”, u shpreh zoti Aliaj.