MENU
klinika

"Le të më thonë pijanec'

Rama qeras me raki zyrtarët japonez: Për tre minuta do telefononi bashkëshortin. Hë e shikon…

22.02.2023 - 18:36

Pas takimit me homologun e tij japonez, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video teksa i ofron raki zyrtarëve japonezë. Por gjatë degustimit nuk kanë munguar as batutat e numrit një të qeverisë. Ndërkohë që në sfond kishte vendosur me montazh këngën “Fatmir Shahini-Le te thojnë pijanec”.

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Në fillim duhet të heqësh maskën, nuk mund ta provosh me maskë. Nuk e kemi gjetur ende një mënyrë për ta provuar me maskë. Si fillim nuk ke nevojë të pish shumë. Po të hedh pak. Provoje. Hë e shikon… Është 45% alkool. Do edhe pak?

Dorëzohem. Nuk dua më.

Edi Rama: Po ta mbush prapë, merre gotën me vete. Prit pak dhe për 3 minuta do të kërkosh që të të vijë bashkëshorti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur..."

Atentati ndaj ish-kryeministrit japonez, reagon Rama