Kryeministri Edi Rama është takuar me reporteren e njohur të CNN dhe njëkohësisht të luftës në Kosovë, Christiane Amanpour, duke uruar Pavarësinë e Kosovës.
Amanpour ka raportuar për medien amerikane në kohën e luftës së Kosovës. Në video Rama shihet me gotë në dorë duke bërë gëzuar dhe duke uruar Pavarësinë e Kosovës sëbashku me reporteren.
“Gëzuar ditën e pavarësisë Kosovë”, dëgjohen të thonë në video Rama dhe reporterja e CNN.
“Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovës”, shkruan ai në videon që shpërndan në Facebook.
Kujtojmë se Rama ndodhet në Mynih pasi mori pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet atje.