MENU
klinika

Kupa e Botës për Klube

Real Madridi fiton trofeun e 100-të në historinë e tij…

12.02.2023 - 17:24

Edhe një trofe për Real Madridin dhe Karim Benzemën! Kampioni i Evropës fitoi Kupën e Botës për Klube duke mundur Al-Hilal (Arabia Saudite) të shtunën në finale në stadiumin ‘Moulay Abdallah’ në Rabat (Marok).

Autorët e golave për skuadrën e Carlo Ancelotti ishin Vinicus Junior me një dopietë (13’ dhe 69’), ashtu si Federico Valverde (18’, 58’). Edhe kapiteni Karim Benzema (54’) gjithashtu mori pjesë në këtë festival sulmues të madrilènëve.

I dëmtuar në pjesën e pasme të gjurit të djathtë, më 2 shkurt gjatë suksesit kundër Valencias në La Liga (2-0), “Topi i Artë” 2022 kishte mbetur në Madrid. Ai u bashkua me shokët e tij të mërkurën në Rabat, pas suksesit të tyre kundër egjiptianëve të Al-Ahly në gjysmëfinale (4-1). Pas golit të tij, kapiteni i Real Madridit u largua nga fusha në minutën e 62-të kur rezultati ishte 4-1.

Al Hilal, i cili mundi Flamengon e Brazilit në gjysmëfinale, shpesh është tejkaluar. Sauditët u rikthyen në 2-1 me golin e Moussa Marega dhe më pas në 5-3 falë një dopie nga argjentinasi Vietto (63’, 78’).

Ky është titulli i 5-të i Real Madridit në këtë kompeticion dhe… trofeu i 100-të në historinë e klubit ‘los blancos’. Carlo Ancelotti fitoi trofeun e tij të 24-t si trajner, ndërkohë që Karim Benzema koleksionoi titullin e të 25-të personal, duke iu bashkuar Marcelos si lojtari më i suksesshëm në historinë e klubit madrilen.