MENU
klinika

Veto e pronarit

“RedBird” skarcon Interin, Milani me stadium më vete

25.02.2023 - 15:43

Pas shumë bisedash që zgjasin prej tri vitesh, Milani ka marrë një vendim. Stadiumin e ri do ta ndërtojë pa bashkëpunimin me Interin dhe në një hapësirë ku nuk do të nevojiten as burokracitë bashkiake, që duke pasur lidhje me “San Siro”-n, shpesh përfshinin konflikt interesi.

Impianti i ri, megjithatë, nuk duhet të jetë diçka elitare. Kapaciteti është një temë shumë e debatuar mes tifozëve dhe njerëzve të brendshëm, sepse të kesh një stadium me më pak se 65,000 vende mund të jetë pothuajse kufizues, edhe nëse është e vërtetë që një sezon si ai aktuali për sa i përket frekuentimit në stadium mund të përfaqësojë përjashtim nga rregulli.

Ashtu si janë një temë (që tani) dhe do të jenë çmimet e biletave dhe abonimet e sezonit. Menaxhimi i çmimeve për Milan-Totenhem u shoqërua me pakënaqësi, pavarësisht se klubi përfitoi shifrën rekord prej 9 milionë eurosh.

Sidoqoftë, vendimi duhet menduar mirë pasi 1/8-at e Champions-it mund të justifikojnë çmime dysheme prej 99 eurosh, çka nuk do të tolerohej nga tifozëria për një Milan-Specia.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”