MENU
klinika

“La Semaine du Son”

ReMusica Vocal Ensemble sot me koncert në Bruksel

05.02.2023 - 18:23

Koncerti i Ansamblit vokal ReMusica mbahet sot më 5 Shkurt 2023, në Bruksel, Belgjikë në një ndër sallat kryesore koncertale të Brukselit, në FLAGEY. Koncerti i Ansamblit Vokal ReMusica do të jetë në natën përmbyllëse të Festivalit “La Semaine du Son” 2023.

Programi i ansamblit vokal ReMusica paraqet një zhytje të madhe në thesarin historik të muzikës shqiptare (deri vonë të panjohura për historiografinë shqiptare ) të shekullit XIII dhe XIV me kompozitoret Gjergj Danush Lapaca , Jan Kukuzeli (i cili njihet si reformator i notacioni të kishës lindore) dhe duke vazhduar deri te krijimtaria e kompozitorëve kosovarë si Mendi Mengjiqi, Lorenc Antoni, Mark Kacinari, Memli Kelmendi dhe poashtu repertori modern botëror. Ky program i pasur, kryesisht me vepra të autorëve tanë do të jepet para publikut belg me datën 5 Shkurt 2023 në Bruksel.

Ansambli vokal i Kosovës ReMusica është ansambël i formuar nga Festivali ReMusica dhe ai karakterizohet për repertorin e tij të gjerë stilistik, duke filluar që nga muzika e vjetër – renesansë & barok,repertoari modern shqiptarë e deri tek repertoari botëror bashkëkohor. Nën udhëheqjen e dirigjentit Rafet Rudi, tetë profesionistë janë bashkuar për të shpalosur muzikën korale me një finesë, ndjeshmëri interpretative duke synuar një standard shumë kërkues.

Ky koncert mbështet nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

Ansambli vokal i Kosovës ReMusica është ansambël i formuar nga Festivali ReMusica dhe ai karakterizohet për repertorin e tij të gjerë stilistik, duke filluar që nga muzika e vjetër – renesansë & barok, repertori modern shqiptarë e deri tek repertoari botëror bashkëkohor. Nën udhëheqjen e dirigjentit Rafet Rudi, tetë profesionistë janë bashkuar për të shpalosur muzikën korale me një finesë, ndjeshmëri interpretative duke synuar një standard shumë kërkues.

Programi i ansamblit vokal ReMusica paraqet një zhytje të madhe në thesarin historik të muzikës shqiptare (deri vonë të panjohura për historiografinë shqiptare ) të shekullit XIII dhe XIV me kompozitoret Gjergj Danush Lapaca , Jan Kukuzeli (i cili njihet si reformator i notacioni të kishës lindore) dhe duke vazhduar deri te krijimtaria e kompozitorëve të gjeneratës së re nga Kosova dhe repertori modern botëror.

Rafet Rudi, në jetën muzikore të Kosovës, me veprimtarinë tij si kompozitor, si dirigjent, si mendimtar shprehur në fushën e publicistikës dhe filozofisë së muzikës, si anëtar i Akademisë Europiane të Shkencës dhe Arteve, paraqet personalitetin më të spikatur dhe më aktiv në 2-3 dekadat e fundit në botën muzikore të Kosovës.

Rudi ishte dirigjent i Korit Profesional të Radio – Televizionit të Prishtinës në periudhën 1980-1987 dhe me këtë ansambël, koncertoi në të gjitha vendet e ish Jugosllavise. Ai ishte prezent në Festivalet e rëndësishme të kohës si Festivali i Dubrovnikut, Ohrit, Beogradit, Festivali i muzikës modern në Opati, Kroaci, etj. Në vitet 2006 – 2020 , ai udhëheqë Korin e Filharmonisë të Kosovës dhe realizon qindra paraqitje publike me programe a capella si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj si në Angli, Maqedoni, Kroaci, Shqipëri, Itali. Nën drejtimin e tij, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë realizojnë një mori veprash të rëndësishme vokalo-instrumentale si: Missa D-dur e Mozartit, ‘Vespro della Beata Virgine 1610’ e Monteverdit, Kantata Nr. 28 e Bahut, ‘Gloria’ e Vivaldit, Mesha C-dur e Beethovenit, Rekuiemi i Mocartit etj.

Në vitet e fundit, Rudi i përkushtohet pikërisht zbulimit, restaurimit dhe adaptimit të literaturës korale të autorëve të vjetër shqiptarë Gjergj Danush Llapacaj (shek. XVI), Jan Kukuzelit (shek. XIII) dhe Niketa i Remisianës (shek. IV).

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe