MENU
klinika

Ironia e Gjiknurit

“‘Revolucioni’ Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e PS”

11.02.2023 - 20:01

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka ironizuar pjesëmarrjen e ulët të opozitës në protestën e sotme.

Teksa ka publikuar në rrjete sociale disa foto të publikuara nga mediat me dron nga lart, Gjiknuri thekson se “Revolucioni” Berisha-Meta u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste.

“Revolucioni” Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste”, shkruan Gjiknuri.