MENU
klinika

Mami më “cool” në qarkullim!

Rihanna shkëlqen në darkën e ditëlindjes së saj

22.02.2023 - 12:14

Rihanna më 20 shkurt ka mbushur 35 vjeç. Ndonëse përgatitja për performancën magjepsëse në “Super Bowl Halftime Show” e la në hije organizimin e ditëlindjes së saj, së fundmi RiRi është fotografuar teksa mbërrinte në një darkë intime me ASAP Rocky-n.

Themeluesja e ‘Fenty’ dukej mahnitëse me një fustan të shkurtër në ngjyrë të bardhë.

Ajo e kombinoi ‘look’-un me një palë taka argjendi shkëlqyese së bashku me një pallto të zezë me shkëlqim që e mbante mbi supe.

I dashuri i saj reperi, ASAP Rocky, dukej gjithashtu me stil si gjithmonë me një bluzë sportive të kaltër kombinuar me pantallona gjera bezhë dhe çizme kamoshi kafe të çelur.


Këngëtarja e “We Found Love” u mirëprit teksa hyri në restorant, i cili ishte zbukuruar me tullumbace shumëngjyrësh.

Kjo dalje e saj erdhi pak më shumë se një javë pasi bëri njoftimin për fëmijën e saj të dytë në skenën më të madhe në botë gjatë performancës në “Super Bowl” si një rikthim madhështor pas një periudhe të gjatë larg skenës.

Pas kësaj, çifti kanë pozuar për kopertinën e “British Vogue” në një plazh në mes të dhjetorit. Në atë kohë, ajo tha se nuk e kishte idenë se ishte përsëri shtatzënë.

“Sa çmenduri ishin të dy foshnjat e mia në këto foto dhe nëna e tyre nuk e kishte idenë”, shkroi ylli në Instagram ndërsa ndante me krenari imazhe nga xhirimet.