MENU
klinika

Rikthehet Muza Competition

Rijetëzimi i elementeve etnografikë përmes dizajnit

25.02.2023 - 16:22

Pas suksesit, jehonës dhe energjisë së papërshkrueshme të edicionit të parë, Muza Competition rikthehet në sezonin e tij të dytë.

Çdo i ri nga mosha 18-35 vjeç që është i apasionuar pas fashion-dizajnit dhe ka shpirt sipërmarrës, mund të aplikojë për të prezantuar koleksionin e tij modern me elementë të traditës në Muza.

Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon me drejtuese Andriola Kambon, që përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Edicioni i dytë i Muza Competition do të ndahet në 3 faza.

Gjatë fazës së parë do të pranohen të gjitha aplikimet që do të shqyrtohen nga një juri profesioniste. Vetëm një pjesë e tyre do të mund të kalojnë në fazën e dytë.

Gjatë fazës së dytë, juria do të dëgjojë prezantimet nga çdo aplikant dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në fazën e fundit. Ky takim synon t’u ofrojë të rinjve mundësinë të takojnë personalitete që punojnë për një kohë të gjatë në këtë sektor dhe që mund të transmetojnë njohuritë e tyre në një mënyrë tjetër, duke forcuar njëkohësisht motivimin e të rinjve në sektorin e ekonomive kreative.

Finalja e madhe do të mbledhë të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë në muajin qershor, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh.

Çmimet:

Çmimi i tretë: 5.000 Euro

Çmimi i dytë: 10.000 Euro

Çmimi i pare: 20.000 Euro

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse