MENU
klinika

"Faleminderit për të gjitha këto vite mbështetje"

Rita Ora uron 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

16.02.2023 - 20:02

Ylli ndërkombëtar i muzikës me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka bërë një urim për shqiptarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë. Në një video-mesazh për transmetuesin publik të Kosovës, Rita nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjenpër bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.

“Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, thotë Ora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN