MENU
klinika

“Kam tentuar dy herë t’i jap fund jetës”

Ronaldo Sharka bën rrëfmin rrënqethës

05.02.2023 - 13:54

Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VP”, Ronaldo Sharka ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira tëjetës së tij, ku ka zbuluar se ka tentuar t’i japë fund jetës dy herë në adoleshencën e tij.

Prezantuesi ka pohuar se arsyet që ebënë të shkonte drejt këtij vendimi është bërë bullizmi në shkollë, pasi ndihej inferior dhe i vendosur në lojë nga shokët e tij.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Ronaldo tregoi se këto ngjarje janë trauma të pakalueshme dhe theksoi se bullizmi në fëmijëri është një ndër gjërat më të tmerrshme që mund t’i ndodhë një njeriu.

“Dua ta flas sepse bullizmi ekziston kudo, tallja e vënia në lojë. Jam tallur dhe kisha frikë të dilja në pushimin e gjatë në shkollë. Kam kaluar pubertetin vonë dhe jam vënë në lojë. Janë trauma të pakalueshme. Nuk i vë askujt faj që më ka tallur e më ka bullizuar, ku kam qenë në dyshim të dua të jetoj a jo. Kam tentuar t’i jap dy herë fund jetës.

I vetmi që më ka shpëtuar ka qenë zoti, pasi nuk kishim as psikolog. Mësuesit nuk më kanë qëndruar pranë, nuk i kam ndarë këto gjëra me prindërit e mi. Herën e parë më shpëtoi familja, kam qenë në 14-vjeç. Është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë në njeriu, ndaj mos tallni njeri e mos vendosni në lojë. Por unë ja kam dalë por ka njerëz që mbyllen në vetvete duke marrë dhe vendimin fatal për vete”- tregoi Sharka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“S’kam qenë kurrë në vend të dytë”

Gazetari Ronaldo Sharka braktis “Ora News”, ç’ndodhi?