MENU
klinika

Përjashtohet deputeti

Rrëmujë e debate në Kuvend/ Noka i bie pa ndërprerë bilbilit, Nikolla ndërpret sërish seancën

13.02.2023 - 19:29

Me tensione të forta ka vijuar seanca plenare e mbrëmjes së sotme.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka ndërprerë herë pas here fjalën deputetëve të PD-së dhe kryedemokratit Sali Berisha.

Në shenjë proteste, Flamur Noka nuk ka lejuar të tjerët të flasë duke i rënë një bilbili gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë, teksa deputeti demokrat Flamur Noka ka blokuar foltoren , Gjylameti i kërkoi që të heqë bilbilin nga goja dhe të vijojë seanca pleanre sipas rendit të ditës.

“O nxirreni ato video, ose kërkoni ndjesë. Është në dorën tuaj, Noka hiqeni atë bilbil nga goja”, i tha Gjylameti.

Nikolla ia dha fjalën deputetit Toni Gogu, por pasi ky i fundit po hidhte akuza drejt demokratëve,Noka u afrua te mikrofoni i tij dhe i ra bilbilit.

Kështu, Nikolla ka ndërprerë sërish seancën plenare.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta e 11 shkurtit, vendime të rëndësishme

‘Beteja finale’, Berisha nuk humb kohë dhe thërret deputetët