MENU
klinika

Kreu i Unionit Agroushqimor: Bordet, pa sens ekonomik!

Rritja e çmimeve të bulmetit/ “Shteti nuk subvencionon”

12.02.2023 - 14:24

Kreu i Unionit Agroushqimor, Theodhor Kristuli teksa ka komentuar rritjen e çmimeve të produkteve të qumështit të deles dhe nënprodukteve të saj, drejton gishtin nga qeveria, duke thënë se nuk subvencionon me lëndën e parë për blegtoret.

Kristuli u shpreh se në vendet e rajonit, si Kosovë apo Maqedoninë e Veriut subvencionet janë shumë herë më të larta.

Kristuli, kritik ishte edhe ndaj bordit të çmimeve, që sipas tij janë pa sens ekonomik.

“Në Shqipëri nuk të subvencionohet ushqimi për kafshët. Në Kosovë dhe Maqedoni subvencionohet. Ballkani i Hapur ka bërë atë që ne të mos konkurrojmë me ata, sepse ata i kanë të lira.

Blegtorët janë prekur masivisht nga kriza dhe është fatkeqësi të thuash që gjysma e tyre kanë shkuar punojnë jashtë shtetit. Kjo sepse atyre nuk u del kostoja. Ai nuk mund të konkurrojë kur ushqimi që ja jep bagëtive është 40% me lirë në Kosovë. Nuk mund të punosh në një biznes me humbje”, tha Kristuli.

Përveç lëndës së parë, ai renditi edhe faktorë të tjerë që ndikojnë, sic është fuqia punëtore apo konsumatori.

“Po të ikën fuqia që do të konsumojë. Ikja e tyre masivisht jashtë nuk ka kush të konsumojë. Nuk do shesin më atë sasi që kanë shitur para 4 vitesh. Po nuk u ndërhy nga shteti, minimalisht të bëhet ajo që është bërë në vendet e rajonit”

Ai theksoi se çmimet i vendos konkurrenca dhe jo Bordi i ngritur nga qeveria.

“Është konkurrenca që i vendos të gjitha. Unë abuzim quaj bordin. Nuk ka pasur abuzim tek çmimi i lëndës së parë, përveçse për bordin kam rezervat e mia. Ajo fikson çmimin. Pastaj kush është pjesëtar i bordit. Mund të jetë një që ka interes për shitjen e mallit? Për mua kanë qenë non sens ekonomik”, u shpreh Kristuli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN