MENU
klinika

Shtëpitë e barit “ngrenë në këmbë” Policinë

Rrumbullaku mbledh drejtuesit e qarqeve

28.02.2023 - 11:15

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një mbledhje me drejtues të policisë të qarqeve dhe të kufirit, të cilëve u ka lënë disa porosi me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Ai u ka kërkuar që të shtojnë kontrollet në ambientet e mbyllura të dyshuara për kultivim të kanabisit.

Gjithashtu, sipas urdhërit të Rrumbullakut duhet të bëhen kontrolle të përjavshme të terrenit, për kontrolle në bazë të analizës së riskut në pikat e kalimit kuftar dhe për patrullime të shutuara në kufirin tokësor dhe në atë detar.

Drejtori i Përgjithshëm, i ka kërkuar strukturave policore:

-Intensifikoni kontrollet në terren dhe në ambiente të mbyllura;

-Mblidhni informacion, duke bashkëpunuar me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese, për personat me tendencë në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike;

Kontroll të përjavshëm të territorit, me grupe kontrolli dhe jo vetëm përgjegjësi e spz-ve, por e tërë strukturës policore në zonë;

-Organizoni grupe kontrolli të përbashkëta, me të gjitha institucionet që i ngarkon ligji;

-Kontrolle të imtësishme në pikat e kalimit kufitar, në kufirin tokësor dhe në atë detar, për parandalimin e futjes në Shqipëri, të farave të kanabisit dhe për parandalimin e krimeve ndërkufitare, në veçanti tentativën për trafikim të lëndëve narkotike;

-Intensifikoni bashkëpunimin me partnerët, në nivel vendor, rajonal dhe qendror, duke organizuar patrullime të përbashkëta, si në det ashtu edhe në tokë, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare.

-Bashkëpunoni me OSHEE-në në qarqe, për të evidentuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike.

-Në rast se nga agjenci të tjera ligjzbatuese, do të konstatohen bimë narkotike të kultivuara në terren të hapur apo në ambiente të mbyllura, përgjegjësia do të jetë mbi zinxhirin drejtues të drejtorisë dhe të komisariatit përkatës;

-Organizoni takime masive, duke bërë pjesë nxënësit e shkollave dhe qytetarët, me qëllim sensibilizimin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, për denoncimin e kësaj veprimtarie.

Ndërkohë, kujtojmë se gjatë muajit janar dhe muajit shkurt, janë goditur në Durrës, në Fier dhe në Vlorë, 3 vila, me 5 kate (16 dhoma), të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave, si dhe një magazinë në Kropishtë të Selenicës, gjithashtu e përshtatur për kultivim.

Gjatë këture operacioneve kanë rënë në pranga 13 shtetas, nga këta 8 punonjës të OSHEE-së, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”