MENU
klinika

Mbledhja e dy qeverive, Shqipëri - Mal i Zi

Sa do të kushtojë Ura e Bunës

27.02.2023 - 12:36

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze që sapo ka nisur në Podgoricë, mes të tjerash, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për ndërtimin e urës në lumin Buna. Investimi për urën do të jetë rreth 20 milionë euro dhe do të bashkëfinancohet nga të dyja vendet.

Është një nismë e mbështetur drejtpërdrejt nga kryeministrat e të dy vendeve për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. Kjo urë, që do të ndërtohet në zonën kufitare mes Velipojës dhe Ulqinit, do të ketë dy korsi me 3.75 metra secila. Do të ketë gjithashtu trotuar si edhe korsi biçikletash në të dy anët.

Do të lidhë dy vendet nëpërmjet rrugëve lokale Shkodër-Velipojë në Shqipëri dhe atë në jug të aeroportit ekzistues në Malin e Zi. Ura do të jetë 10 metra e lartë që garantonë rrjedhjen normale të lumit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëveshjet që do të nënshkruhen

Mbledhje e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, axhenda