MENU
klinika

Rindërtimi

Sa është kostoja e tërmetit në Turqi?

13.02.2023 - 14:41

Tërmeti më shkatërrimtar në një shekull shkaktoi dëme që mund t’i kushtojnë Ankarasë deri në 84.1 miliardë dollarë.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti 7.8 ballë i të hënës së kaluar ka kaluar mbi 36,000 dhe pritet të rritet pasi fokusi i reagimit është zhvendosur nga shpëtimi i të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja në sigurimin e strehimit, ushqimit dhe kujdesit psikologjik.

Një raport i publikuar gjatë fundjavës nga Konfederata Turke e Biznesit vlerëson koston e dëmit në 84.1 miliardë dollarë, 70.8 miliardë dollarë nga riparimet në mijëra shtëpi, 10.4 miliardë dollarë nga humbja e të ardhurave kombëtare dhe 2.9 miliardë dollarë nga humbja e ditëve të punës.

Sipas raportit, kostot kryesore do të jenë rindërtimi i shtëpive, linjave të energjisë dhe infrastrukturës dhe plotësimi i nevojave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për strehim të qindra mijëra njerëzve.

Erdogan ka thënë se shteti do të përfundojë rindërtimin e shtëpive brenda një viti dhe se qeveria po përgatit një program për këtë. Rreth 13.4 milionë njerëz jetojnë në dhjetë provincat e prekura nga tërmeti, ose 15% e popullsisë së Turqisë dhe prodhojnë pothuajse 10% të PBB-së.

Në 10 provincat e prekura është shpallur gjendja e jashtëzakonshme tre mujore dhe banka qendrore ka pezulluar disa pagesa kredie. Gjithashtu, Ministria e financave pezulloi pagesat e taksave për rajonin deri në fund të korrikut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Economist"/ E tregoi tërmeti në Turqi!

Përmasat vdekjeprurëse të mashtrimeve të ndërtimit