MENU
klinika

Gati të bëjë histori në NBA

Sa pikë i duhen LeBron James, për t’u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

05.02.2023 - 17:45

I kanë mbetur 63 pikë. Po merr fund numërimi mbrapsht, që LeBron James, i cili aktualsiht luan me Los Angeles Lakers, të bëhet pikashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e NBA-së. Qëllimi është që fillimisht ta barazojë dhe më pas ta kalojë kufirin e 38.387 pikëve të Kareem Abdul Jabbar, për të zgjeruar trashëgiminë e tij në një nga kufijtë e pamundur në historinë e basketbollit.

Pyetja është: kur do ta thyejë LeBron rekordin? James do ta arrijë këtë pikë, nëse asgjë nuk shkon keq, pak para ndeshjes NBA All-Star, më 19 shkurt, në Utah. Aty do të nderohet, pasi mundi legjendarin Kareem Abdul Jabbar me Lakers. Të gjithë sytë shkojnë në të njëjtat data: midis 5 dhe 10 shkurt, nëse respektohen mesataret e deritanishme.

Ja sa pikë i ka mbetur yllit të koshit LeBron James, për t’u

LeBron James i kanë mbetur edhe 63 pikë, pas 26 pikëve të tij të realizuara kundër Indiana Pacers në Gainbridge Fieldhouse. Sipas kalendarit, tre ndeshjet e ardhshme të tij janë kundër Pelicans, Thunder dhe Bucks.

Përafërsisht, nëse ylli i NBA-së ruan mesataren e karrierës së tij profesionale prej 27 pikësh në ndeshje, ndaj rekordi do të parashikohej të arrihej më 10 shkurt (me kohën europiane) kundër Milwaukee Bucks. Dhe nëse ai shkon deri në rreth 30, që është afërsisht mesatarja e tij për kursin, kjo do të ndodhte mbrëmë kundër Oklahoma City Thunder në ish-Staples Center. Mund të jetë edhe më shpejt, ndaj New Orleans Pelicans, nëse ai kalon majën e karrierës me 63 pikë.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”