MENU
klinika

“Mu cenua dinjiteti”

Sali Berisha në emisionin e Grida Dumës: Po ecja drejt mbylljes së politikës, më riktheu “non-grata” e Antony Blinken

13.02.2023 - 23:07

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se në politikën aktive është rikthyer pasi iu cënua dinjiteti nga shpallja non-grata nga SHBA, sipas tij pa fakte dhe prova konkrete.

I pyetur nga moderatorja dhe ish-deputetja e tij, Grida Duma, Berisha tha se iu cënua dinjiteti pasi u shpall non-grata nga Departamenti i Shtetit. Megjithatë i pyetur nëse do të rikthehet në politikë sa herë t’i cënohet dinjiteti, Berisha u përgjigj duke thënë se nuk është spontan.

“Unë po ecja drejt mbylljes së plotë të kapitujve të mi në politikë, por ajo që ndodhi, rikthehu Sali Berishën në vitin 89’, unë nuk kam qenë i persekutuar, kam qenë njeri i privilegjuar. Shëtisja, dilja jashtë, kisha një laborator nga më të mirët e kohës. Beteja ime, çfarë ishte? Njohuritë e mija ishin mjekësore, letrare, por kishte një problem, dinjiteti njerëzor.

Unë ndryshe flisja në kolektiv, ndryshe me miqtë e mi dhe në familje. Ky ishte një vendim i imi absolutisht kurrë për pushtet, por për të dalë nga dubliciteti. Të njëjtën gjë, pas 33 vitesh, del një burrë i nderuar, një kryediplomat i botës, dhe pa asnjë bazë, fakt, më lëndon dinjitetin tim. Dhe e kam shkruajtur në letrën e parë, jam i vendosur të mbroj dinjitetin tim”, deklaroi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN