MENU
klinika

Dyshja shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit

Sërish e gjithë vëmendja tek Gigi dhe DiCaprio!

26.02.2023 - 14:07

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio të cilët i dhanë fund romancës së tyre pas disa muajsh, janë parë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Modelja e njohur dhe aktori kanë marrë pjesë në festën e ditëlindjes së një mikut të tyre të përbashkët. Në festë morën pjesë edhe Kendall Jenner dhe Dakota Johnson.

Pas romancës së tyre dhe ndarjes së shpejtë sigurisht që sytë ishin tek dyshja dhe veprimet e tyre. Por, duket se ndonëse si të dashur “dështuan”, Gigi dhe Leo sërish mund të ulen dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin.

Një burim pohoi se “DiCaprio dhe modelja u ulën së bashku në një lokal privat, “afër” njëri-tjetrit para darkës”. Burimi shtoi:”Ata po buzëqeshnin brenda”.

Kaq ishte shoqërimi i tyre, pasi bëhet me dije se pas darkës DiCaprio e vazhdoi argëtimin, ndërsa Hadid shkoi në shtëpi për t’u përgatitur për Javën e Modës në Milano.

Kujtojmë që modelja dhe aktori u lidhën për herë të parë në shtator 2022 kur u panë duke u shoqëruar gjatë Javës së Modës në New York. Në fillim të atij muaji, një burim i tha ”Us” se DiCaprio kishte “vështrimet e tij te Gigi” pas ndarjes së tij nga Camila Morrone.

Në tetor 2022, një burim i brendshëm zbuloi se nuk ishte “rastësi” që aktori në Francë gjatë Javës së Modës në Paris, ndërsa Hadid ishte duke punuar. “Ata kanë pasur takime të fshehta dhe kanë kaluar kohë së bashku privatisht”, zbuloi burimi, duke shtuar se dyshja ishin “jo seriozë” në atë kohë: “Ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe po shohin se ku shkojnë gjërat.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u maskua çifti më i përfolur i momentit?

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid “kapen mat” për Halloween!

‘Kushti’ i moshës apo romanca të reja

Pse u ndanë Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio?