MENU
klinika

“Revista letrare”

Shkëndijë mes kaosit mendor shqiptar

15.02.2023 - 14:17

Më datë 15 shkurt të vitit 1944, u botua në Tiranë numri i parë i “Revistës letrare”, me bashkëthemelues: Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Sterjo Spasse dhe Nexhat Hakiu.

Në atë fillimviti, në një odë të vogël të banesës së Spasses në Rr. Fortuzi, u mblodhën këta katër “qyqarë ëndërrimtarë” (ashtu siç do t’i vetëquante më pas Kokona bashkëkohësit e tij), të cilët synonin që nëpërmjet të përdyjavshmes “Revista letrare”, të çelnin shtigje të reja në lëmin kulturor dhe të lëshonin “një shkëndijë të re në mes të kaosit mendor shqiptar” (Kuteli, Revista letrare, Viti I, Nr.1, Tiranë 15 shkurt 1944).

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton këtë ngjarje të rëndësishme për jetën letrare e kulturore në vend, duke sjellë dhe foto të një kopjeje të “Revistës letrare”.

Teksa shoshisnin mendimet mbi romanet që kishin parë së fundmi dritën e botimit (Romani “Kasollja e xha Tomit” i përkthyer nga Spasse dhe ribotimi i romanit të tij “Pse”) dhe shprehnin trazimin për situatën politike e ekonomike në vend, atyre u lindi ideja për të nxjerrë të parën revistë letrare duke zgjedhur fjalën për t’i thirrur ndërgjegjes kombëtare.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe