MENU
klinika

"Ky është alarm"

Shqipëria në “kthetrat” e acarit, meteorologia: Vjen nga stepat e Rusisë

06.02.2023 - 18:46

Në Shqipëri, prej dy ditësh, temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie te ndjeshme. Meteorologia Rezarta Xhakollari në “Abc News” tha se këtë vit jo vetëm Shqipëria, por i gjithë kontinenti evropian ka pasur një dimër anormal me temperatura të larta dhe kjo sipas saj nuk është tregues i mirë.

“Jo vetëm territori i Shqipërisë, por edhe Evropa ka përjetuar një dimër anormal me temperatura të larta. Është një alarm për florën dhe faunën, se çfarë na pret vitet e ardhme, sepse prej disa vitesh nuk kemi dimër dhe duhet të themi shyqyr që na erdhën këto ditë të ftohta,”- tha ajo.

Ajo theksoi se orgjinë e këtij të ftohti janë stepat e Rusisë, por kjo rrymë arrin të thyhet në Alpet shqiptare dhe nuk vjen drejtpërdrejt.

“Ky është i ftohti që vjen nga stepa e Rusisë. Ajri i ftohtë që vjen direkt, vijon duke u thyer nga Alpe dhe i ftohti thyhet dhe nuk vjen tek ne. Nëse vinte ky ajri i ftohtë temperaturat shkojnë deri -20 gradë,”- tha ajo.

Meteorologia shtoi se dimri më i ftohtë ka qenë ai i vitit 1985, dimër ky, i cili ka pasur reshje të shumta dëbore dhe temperatura të ulëta. Ajo theksoi se si rezultat i ngrohjes globale, gjatë viteve të ardhshme temperaturat do të vijnë në rritje dhe kjo shtoi ajo është një alarm për mjedisin ku ne jetojmë.

“Problematika do të jetë prania e akullit. Në këto vite kemi pasur temperatura dhe kemi pasur -17 gradë, por i ftohti biblik ka qenë ai i vitit 1985, ku gjithë Evropa ngriu dhe pati reshje dëbore. Sot kemi temperatura të ftohta, por nuk kemi fenomene, as reshje shiu, as reshje dëbore. Në vijimësi çdo vit parashikohet të ketë një tendecë për temperatura më të larta. Në verë priten temperatura të lartë dhe do ketë edhe fenomene”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


. Cilat do të jenë ditët më të ftohta

Acari “mbërthen” Shqipërinë