MENU
klinika

“Përtej pasqyrës”

Shqipëria në Sallonin e Librit në Torino

14.02.2023 - 13:47

Shqipëria do të jetë vendi mik i Sallonit të Librit në Torino, që do të mbahet nga 18-22 maj 2023.

Përmes një konference për shtyp u prezantua vendi i ftuar në këtë edicion si dhe tema, që do të jetë “Përtej pasqyrës”.

“E pritëm me kënaqësi ftesën dhe besojmë se do të prezantohemi me dinjitet me disa nga përfaqësuesit e letërsisë dhe editorisë sonë, përmes veprës së të cilëve rizbulojmë dhe ridimensionojmë veten, por dhe prezantohemi në syrin e lexuesit të huaj. Ne mezi presim të takohemi në Torino, në emër të letërsisë por edhe në emër të bukurisë”, tha ministrja Margariti në videomesazhin për të pranishmit.

Gjatë prezantimit që iu bë Shqipërisë, u tha se një rol të madh në këtë bashkëpunim luan komuniteti i shqiptarëve që janë integruar prej vitesh në Itali, por që ruajnë identitetin e rrënjëve të tyre.

“Vetëm në rajonin e Piemontes, ku zhvillohet panairi, jetojnë më shumë se 38 mijë shqiptarë dhe falë këtij komuniteti kemi mësuar të njihemi e të shihemi si në pasqyrë”, u shprehën organizatorët e Sallonit të Librit, të cilët gjithashtu kanë ftuar edhe Sardenjën, në cilësinë e rajonit mik.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe