MENU
klinika

‘Solidarizim dhe lutje për viktimat e tërmetit’

Shqipëria sot, në ditë zie kombëtare

13.02.2023 - 11:05

Flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë këtë të hënë, pasi 13 shkurti u shpall ditë zie kombëtare në ndër të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar presidenti Bajram Begaj ku teksa shpreh solidaritetin me familjet e viktimave, shkruan se shqiptarët s’do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit më 26 Nëntor 2019.

Postimi i Presidentit:
Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian.

Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Na u gjend pranë kur ne u goditëm nga një fatkeqësi e ngjashme"

13 shkurti Ditë Zie Kombëtare! Shqipëria solidarizohet me Turqinë