MENU
klinika

Lirohen 4 punonjësit e OSHEE

“Shtëpia e barit” në Vlorë/ Lihet në burg një nga të arrestuarit

12.02.2023 - 13:44

Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të dielë masat e sigurisë për të akuzuarit e arrestuar gjatë operacionit ” Outdoors”.

Gjatë seancës e cila ka zgjatur 2 orë, gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestin, ndërsa ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Dritan Koçiraj, arrestuar dy ditë më parë në fshatin Kropisht dhe i dyshuar si poseduesi i shtëpisë së barit në këtë fshat.

Gjykata ka vendosur një masë më të lehtë për 4 punonjësit e OSHEE të arrestuar. Ndaj tyre gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova të qarta për përfshirje të drejtpërdrejt por mbi bazën e dyshimit për veprën e shpërdorimit të detyrës është çmuar qëndrimi i tyre në arrest shtëpie.

Në kërkim për këtë rast janë edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si pronarët e banesave ku ushtrohej aktiviteti kriminal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN