MENU
klinika

Në shënjestër ishte Oti i Elbasanit

Si dështoi atentati mafioz në Elbasan

21.02.2023 - 11:39

Përplasjet e përgjakshme në Elbasan nuk kanë të ndaluar edhe pse shumë prej protagonistëve janë arrestuar dhe disa të tjerë edhe janë larguar.

Një sinjal i dhënë orëve të para të së shtunës së në afërsi të një magazine të vjetër gjendej një mjet luksoz dhe pa targa ka bërë që Policia të vihej në lëvizje. Në të zbardhur u ndërhy dhe u pa se mjeti, një “BMV X6” ishte lënë e gatshme për t’u ndezur dhe për të kryer punë. Brenda saj u gjetën armë, kallashnikovë dhe një pistoletë, ndërkohë që në një kazan, pretendon policia, ka gjetur edhe ca sende personale të Arben Spahiut, vëllait të Arjan Spahiut, kunatit të Erion Alibejt.

Kanë qenë këto sende, që me sa duket janë hedhur në atë kosh nga vetë Arben Spahiu që kanë çuar në identifikimin e tij dhe të një personi tjetër me emrin Arsen Preçi. Policia njoftoi ditën e djeshme që i ka vënë në pranga këta dy persona por pa bërë me dije se kush ka qenë shënjestra e atij atentati. Në fakt, dyshimet ishin që në krye të herës, pasi mjeti u gjet në lagjen në të cilën jetojnë dy familjet-miq, Alibej dhe Spahiu, ndërkohë armët janë dërguar për ekspertim në laborator.

ARRESTIMI
Armët që Policia zbuloi të dielën brenda makinës “BMW X6” të braktisur pranë shtëpisë së të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, dyshohet se do të shkrepeshin ndaj Elton Kikës, rivalit të tij kryesor në konflikte të vazhdueshme për trafikun e narkotikëve. Porosia dyshohet se u dha nga qelia, por hetuesit nuk kanë ende asnjë provë që të akuzojnë zyrtarisht Alibejn, urdhërues të disa vrasjeve për të cilat ndodhet në burg.

Në duar, hetuesit kanë çelësin e makinës me armë të gjendur brenda një çantë të hedhur në kosh mbeturinash pranë banesave të familjarë të Alibejt, bashkë me dy dokumente identifikimi false me emra grek, por me foton e kunatit të Erion Alibej, Arben Spahiu. 53-vjeçari u arrestua bashkë me mikun e tij Arsen Preçi 44 vjeç, që e ka shtëpinë vetëm 20 m larg Alibejve, dhe dyshohet se kishte armët, ndërsa Spahiu dyshohet se do bënte atentatin.

Dyshohet se pasi makina e parkuar pranë zonës së ishKonservimit, është gjetur nga policia, Arben Spahiu ka hequr çdo gjurmë të mundshme nga shtëpia duke i paraprirë kontrollit nga policia, dhe ka hedhur në kosh çantën “marsup”, brenda së cilës kishte dhe 1 pistoletë. Automjeti i armatosur deri në dhëmbë, rezulton të jetë vjedhur në 6 shkurt 2023 në Shkodër dhe ka qëndruar rreth 2 javë pranë banesës së Erjon Alibejt. Vetëm 20 metra më larg ndodhet edhe shtëpia e Arsen Preçit.

Arben Spahiu është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë në 2020-ën dhe Rigers Spahiut, i arrestuar në 2022 me arsenal armësh në Elbasan. Mjeti tip “BMW X6” ishte vjedhur 3 javë më parë në Shkodër. Ka qëndruar për disa ditë pranë shtëpisë së Erjon Alibej, anëtarët e grupit të të cilit duket se ishin përgatitur për të goditur kundërshtarët e tij, mes tyre dhe Elton Kilën. Ndërkohë, vetëm 20 metra larg ndodhej edhe shtëpia e Arsen Preçit, 44 vjeç.

Ndërsa Arben Spahiu, 53 vjeç, i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej është vëllai i Arjan Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan. Spahiu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndërsa miku i tij Preçi akuzohet për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Atentati i djeshëm dështoi pasi dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën “BMW X6” në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse.

Shënjestra dyshohet se ishte “Oti”
Elton Kila, 42 vjeç, i njohur ndryshe si “Oti i Elbasanit”, të dielën po kthehej nga Tiranë për në Elbasan dhe në makinë kishte familjen me vete, gruan dhe fëmijët. Më herët, ai i ka shpëtuar 4 atentateve mafioze. I parafundit ishte ai i 29 marsit 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili u nis ta vriste me urdhër të Suel Çelës, i njohur përfshirjen e tij në disa veprimtari kriminale, por Dumani, sot i penduar i drejtësisë, mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Kila në tetor 2018 u arrestua si “kapo” i trafikut të drogës ndërsa rezultonte pronar i një jahti luksoz dhe i 39 makinave të luksit, mes tyre edhe Ferrari që u sekuestruan, por fitoi lirinë vetëm 2 muaj më vonë. Ndërkohë, rivali i tij Erjon Alibej është arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, të cilën e zbërtheu Nuredin Dumani, për porositjen e të paktën 2 vrasjeve, të Emiljano Ramazanit e Regis Runajt. Erion Alibej dyshohet se ka gisht edhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i ekzekutuar brenda një lokali në Bradashesh në 2020-ën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga vrasjet për drogën tek ringjallja e bandave

Krimet që përgjakën 2019/ Viti i kaluar u mbyll me 68 të vrarë