Shumë njerëz me ndryshimin e sezonit dhe të klimës menjëherë përballen me shqetësimet e para. Dhimbja e kokës, marramendja apo migrena mund të jenë disa nga këto simptoma që më shpesh shfaqen kur moti ndryshon. Moti i ftohtë të gjithë atyre të cilët tashmë kanë probleme me kyçet, u shkakton edhe më shumë dhimbje dhe lëvizje të rënduar.
Ka disa zgjidhje natyrale në luftën me dhimbjen e kyçeve dhe të muskujve, të tilla si kurkuma, shega, magnezi, borziloku, limoni, vaj ulliri, xhenxhefili dhe vaji i karafilit. Shumica e tyre përdoren për të bërë kremra që mund të veprojnë në zonën e dhimbshme lokale. Gjithashtu, të gjitha këto substanca kanë dy efekte të rëndësishme anti-inflamatore dhe analgjetik, kundër dhimbjes.
Mjekët tregojnë medikamentet që mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe i ndajnë në tre grupe bazë, analgjetikët më të dobët që mund të merren pa recetën e mjekut (paracetamol dhe ibuprofen), ndërsa, përdorimi jo i duhur mund të dëmtojë stomakun, mëlçinë, por edhe zemrën.
Grupi i dytë përfshin analgjetikët e fortë si nimulide dhe ketoprofen. Ky grup barnash ka një përdorim të kufizuar prej tre deri në pesë ditë dhe se nuk duhet të merret në mënyrë të pavarur. Abuzimi i tepruar mund të shkaktojë varësi.
Në grupin e tretë bëjnë pjesë analgjetikët opioid që janë të disponueshëm vetëm me recetë, dhe që shkaktojnë varësi për shkak të përdorimit të tepërt. Përveç zgjidhjeve natyrale, ka edhe suplemente që mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve dhe muskujve, si vitamina D3, kalciumi, magnezi, glukozamina, kolagjeni.
E keni dëgjuar ndonjëherë se i ftohti i bën mirë shëndetit tonë? Shëtitja gjatë ditëve të ftohta sjell një sërë përfitimesh për shëndetin tonë. Në vjeshtë dhe dimër ajri ka kualitet më të mirë se sa në pranverë dhe verë. Përveç pastërtisë, ajri në këtë pjesë të vitit është ideal për qëndrim në natyrë, shëtitje të gjata dhe të marrim thellë frymë.