MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Sondazh: Rama apo Berisha kryeministër?

08.02.2023 - 12:32

Ka shumë muaj që Berisha e ka shpallur botërisht synimin për tu bërë përsëri kryeministër i Shqipërisë. Nga ana tjetër, edhe Rama e ka shpallur botërisht synimin për të qenë kryeministër të paktën edhe një mandat tjetër pas këtij të tashmit.

Po cilin prej tyre duan shqiptarët e thjeshtë të jetë kryeminstër? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje zhvillova një sondazh elektronik, të cilin e kreva duke e shpërndarë linkun e pyetësorit krejt rastësisht ndër banorë të të gjithë territorit të vendit. Pyetësorin e plotësuan në mënyrë krejt anonime 1136 banorë të rritur (urbanë e ruralë). Kampionin e ripeshova statistikisht, që ta përfaqësonte popullsinë e rritur të Shqipërisë sa më mirë politikisht, demografikisht dhe gjeografikisht.

Nga sondazhi rezultoi se rreth 38% e banorëve të rritur (pothuaj 800 mijë) duan që Rama të jetë kryeministër. Rreth 31.7% e banorëve të rritur (rreth 665 mijë) duan që Berisha të jetë kryeministër, ndërsa 30.3% (rreth 637 mijë) nuk duan asnjërin prej tyre të jetë kryeministër i vendit (shihni tabelën më poshtë)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ramës i intereson përçarja brenda PD-së”

Zaloshnja: Elektorati i djathtë i ndarë në tre segmente

Bilanci i stinës politike/ "Basha ‘u shkri’"

Zaloshnja: Ja sa njerëz e shohin sot Berishën për kryeministër