MENU
klinika

Stadiumi nuk mbante më!

Rekord tifozësh për shekullin e 21!

13.02.2023 - 14:57

River Plate fitoi 2-1 me Argentinos Junior për javën e tretë në Ligën Profesioniste të Argjentinës. Në këtë përballje është vendosur edhe një rekord sa i takon numrit të tifozëve në stadiumin “Antonio Vespucio Liberti”, pasi të pranishëm kanë qenë 83.198 tifozë; një numër rekord ky sa i takon personave që janë në stadiumet e Argjentinës për shekullin e 21.

Nën një atmosferë të zjarrtë, vendasit e panë veten të ndëshkoheshin nga Mac Allister në minutën e 43-të, duke vendosur heshtjen në stadium. Në pjesën e dytë Miguel Borja barazoi nga pika e penalltisë në minutën e 50-të, teksa sërish nga 11 metra River Plate kaloi në avantazh në minutën e 71 me Barco. Entuziazmi ka qenë i madh në stadium, ndërsa River pas tre javësh mban vendin e katërt me gjashtë pikë, një më pak se tre ekipet që janë në krye (Huracan, Rosario, Belgrano). Kujtojmë se futbolli ka një popullaritet të madh në Argjentinë.