MENU
klinika

'Magneti' Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Premier League drejt Al Nassr

22.02.2023 - 13:41

Anësori i Crystal Palace, Wilfred Zaha raportohet se është i interesuar t’i bashkohet Cristiano Ronaldos te Al Nassr në afatin kalimtar të verës. Zaha ka refuzuar ofertat e shumta të zgjatjes së marrëveshjes me Crystal Palace, me kontratën aktuale që skadon në qershor.

Sipas “TheEvening Standard”, 30-vjeçari është përfolur te Al Nassr dhe ai është i hapur për t’u bashkuar me Cristiano Ronaldon në “Mrsool Park”. Rivalët sauditë të Al Nassr, Al-Hilal dhe Al-Ittihad kanë shprehur gjithashtu interes për të firmosur me Zaha, i cili ka kaluar tetë vitet e fundit të karrierës së tij në “Selhurst Park”.

Afrimi i Cristiano Ronaldos në ligën elitare të Arabisë Saudite ka bërë që vlera e kampionatit të rritet, me shumë futbollistë që kërkojnë të bashkohen.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”