MENU
klinika

Basketboll

Superliga luan sfidën hapëse të javës së 13-të

25.02.2023 - 15:41

Me ndeshjen e djeshme mes Kamzës dhe Vllaznisë, Superliga e basketbollit të meshkujve ka hapur javën e 13-të. Skuadra e Eni Llazanit nuk e pati shumë të vështirë për të siguruar 2 pikët kundër shkodranëve, teksa triumfoi 94-81 në palestrën “Halit Coka” të Bathores.

Pas 5 minutave të para të ekuilibruara, Kamza e rriti ritmin në gjysmën e dytë të periodës për të fituar 26-19 në 10- minutëshin e parë.

Superioriteti i vendësve në parket u rrit ndjeshëm në periodën e dytë, aty ku Kamza fitoi 25-8, për të shkuar në pushim me avantazhin e 51-27.

Gjithsesi Vllaznia nuk dorëzohet dhe provon të reagojë. Kuqeblutë kanë rendiment të lartë në sulm në periodën e tretë, ku fitojnë 23-24 dhe afrohen në 74-61 pas 30 minutash lojë.

Vllaznia i tremb disi kamzalinjtë, teksa e redukton deri në 5 pikë diferencën (85-80), 2 minuta nga fundi. Por Kamza rikthen qetësinë në çastet e fundit, duke vulosur suksesin me +13 pikë.

Një fitore që e mban Kamzën në vend të tretë me 20 pikë, ndërsa Vllaznia vijon të regjistrojë humbje dhe rënia nga kategoria në këto kushte duket e pashmangshme.

Me 31 pikë, 6 ribaunde dhe 12 asiste, Gray ishte më i miri në suksesin e Kamzës. Për Vllazninë nuk mjaftoi tripleta dyshifrore nga Pisol, autor i 26 pikëve, 11 ribaundeve dhe 11 asisteve.

Java e 13-të do të mbyllet me ndeshjet e sotme të orës 18:00, Tirana-Teuta e Apolonia-Besëlidhja.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”