MENU
klinika

Axhenda e javës së 22-të

Superliga luhet në dy ditë dhe orare të ndryshme

13.02.2023 - 15:00

Superliga shqiptare e futbollit do mbyllë sot në 13:00 javën e 21-të me ndeshjen Bylis – Partizani që luhet në “Adush Muça”. Veç këtij dueli, tanimë është zbardhur edhe axhenda e javës së 22-të në elitën e futbollit shqiptar.

Të shtunën dhe të dielën që vjen do luhen pesë duelet, të ndara në dy ditë dhe në orare të ndryshme. Të shtunën e 18 shkurtit zhvillohen tre duele dhe gjithçka nis në orën 13:00 me Laçi – Bylis. Në 16:00 luhet Teuta – Kukësi dhe në 19:00 Partizani – Erzeni.

Të diel në 19 shkurt luhen dy duele në orën 13:00. Kastrioti pret Tiranën me trajnerin e ri Emiliano Çela në stadiumin e Kamzës, teksa Egnatia dhe Vllaznia luajnë në Rrogozhinë.

Superliga – java 22:

E shtunë, 18 shkurt

13:00 Laçi – Bylis

16:00 Teuta – Kukësi

19:00 Partizani – Erzeni

E diel, 19 shkurt

13:00

Kastrioti – Tirana

Egnatia – Vllaznia