MENU
klinika

Çifti doli jashtë BBV

Surpriza madhështore e Luizit për Kiarën

15.02.2023 - 12:43

Do e keni humbur numërimin e fjalës ‘Të dua’ nga mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania. Moderatorja Kiara Tito mori suprizën e ëndrrave e sytë e saj ishin me lot. Luiz Ejlli, ose ‘Lui’ siç e quan me përkëdheli moderatorja, i këndoi këngën e bërë posaçërisht për të. Kishte gjithë javën që Luizi u bënte të ditur banorëve edhe vetë Kiarës, se surpriza që ai kishte përgatitur ishte më e madhja që është bërë më parë në Big Brother! DHE IA DOLI.
Pas takimeve ‘intensive’ në dhomën e rrëfimit (aty ku Luizi këndonte dhe hidhet teksin ‘në jetë’), mbrëmjen e djeshme, surpriza iu bë realitet. Big Brother kishte përgatitur çdo gjë.
Që nga rruga me ndriçim dhe me lule jashtë shtëpisë së Big-ut, e deri tek shtëpiza e mbushur me lule, trëndafila, e ndriçim. I pari që u nis drejt shtëpizës ishte Lui, e më pas të gjithë sytë nga Kiara.
Moderatorja, e shoqëruar nga dy bodyguard, e veshur me të kuqe, u gjend përballë ‘princit të saj’. Në ato momente, Luizi këndon këngën ‘Me ty’.
‘Të dua, të dua, të dua’- i thotë Kiara-Luizit, teksa e përqafon për të disatën herë.
Në fakt, publiku priste të shfaqej klipi që ta shikonin edhe Lui e Kiara, mirëpo edhe ‘mini-clipi’ mes tyre mjafton për ne.


P.s: Kënga ‘Me ty’ ka arritur 1.6 mln klikime në Youtube.