Opozitari rus Mihail Khodorkovsky, i cili ka qenë një ndër oligarkët më të pasur në Rusi, ku pasuria e tij e madhe u krijua përmes privatizimeve të shumta në viti 90, por për shkak të një konflikti me Vladimir Putin u burgos më pas, dha një intervistë për Der Standart të Vjenës. Gjatë kësaj interviste mes të tjerash ai foli për planet e tij, si dhe për lëvizjet e Kremlinit për të zbatuar interesat dhe synimet e politikës së jashtme veçanërisht në lidhje me Austrinë dhe Serbinë. Khodorkovsky paralajmëroi se synimi i radhës i Putinit është Ballkani. Ndër të tjera ai theksoi se politikanët austriakë dhe kompanitë austriake veçanërisht në sektorin bankar dhe energjetik në 20-30 vitet e fundit kanë ruajtur marrëdhënie të ngushta me Kremlinin. Pyetjes se si i vlerëson marrëdhëniet e Austrisë dhe Rusisë, Khodorkovsky u shpreh se ai ndjek rregullisht politikën austriake dhe theksoi se mund të theksoje me siguri se ndikimi i Putinit në Austri është i madh. Një fakt i tillë është vënë re dhe tek rezultatet e qendrës së dosjeve e cila shqyrton ndikimin e paligjshëm të Putinit në vendet e tjera. Kujtojmë historinë e gazetarit bullgar Bellingcat Christo Grozew i cili u detyrua të largohej nga Austria për arsye se jeta e tij kërcënohej nga Putini. Kjo nënkupton se për Putin është shumë më e lehtë të kryeje një vrasje në Austri sesa në ndonjë vend tjetër. Më pas ai kujtoi rolin e Austrisë në Luftën e Ftohtë ku kryeqyteti i kësaj të fundit ishte qendra e ndërveprimit të inteligjencës si dhe vendi ku sanksionet dhe kontrollet e eksporteve drejt Bashkimit Sovjetik u anashkaluan. Duke marrë parasysh integrimin aktual të Evropës, ai shprehet se nuk është i sigurt se sa të lumtura do të ishin vendet e tjera evropiane nëse Austria do të luante një rol të tillë në ditët e sotme.
Destabilizimi i Ballkanit
Duke vënë në dukje kritikat në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të disa kompanive austriake me Rusinë, Khodorkovsky tha se situata mund të jetë më alarmante nga seç mendohet pasi ka gjasa që të ndodhin disa vrasje politike dhe siç mund të merret me mend, atentatorët janë nga Austria. “Pavarësisht se siç e theksova që Rusia ka marrëdhënie të mira me Austrinë dhe pavarësisht nga të gjithë avantazhet që sjellin marrëdhëniet e mira me regjimin e Putinit nuk mendoj që Austria do të bëjë përpjekje dhe do të hedhë hapa konkrete për t’i zhvilluar më tej këto marrëdhënie”, thotë Khodorkovsky. Ndërsa i pyetur se sa është ndikimi i vërtetë i Putinit në pasurinë e oligarkëve rusë, ai u shpreh se ai qeshi shumë me vlerësimet perëndimore dhe besimin e tyre se oligarkët rusë do të bënin presion mbi Putinin pas vendosjes së sanksioneve perëndimore. “Nuk ka oligarkë në një diktaturë. Ata janë agjentë të Putinit. Nga ana tjetër, ju keni shumë agjentë me para të mëdha në Perëndim. Ndikimi i Putinit mbi ta është mjaft i lehtë për t’u matur , thjesht kërkoni që ata të dënojnë agresionin e Putinit dhe të distancohen prej tij, askush nuk do ta bënte një gjë të tillë, këtu është e qartë ndikimi i Putinit.
Serbia, çelësi i Putinit për Ballkanin
I pyetur për të komentuar çështjen e fushatës së dezinformomi të Rusisë dhe financimit të partive të krahut të djathtë në Perëndim, Khodorkovsky thotë se Putini mbështet radikalët e çdo natyre. “Ka të bëjë me destabilizimin. Pastaj ai mund të pozicionohet si ai që menaxhon një situatë të paqëndrueshme. Nëse lufta vazhdon, ai do të përpiqet të destabilizojë Ballkanin në mënyrë që t’ua vështirësojë jetën evropianëve,” tha Khodorkovsky dhe kur u pyet nëse Kremlini do ta bënte këtë përmes Serbisë, ai u përgjigj: “Absolutisht. Fatmirësisht, rusët janë idiotë. Ata u përpoqën në Mal të Zi dhe por nuk ja dolën me sukses, e humbën ndikimin e tyre në këtë vend. Por nuk mund të llogarisni gjithmonë që ata të jenë xhufkë gjatë gjithë kohës. Megjithatë, pas sanksioneve, ndikimi u i Rusisë u zbeh në shumë vende si p.sh në Gjermani. Por ekstremistët e djathtë janë partnerët e natyrshëm të Putinit dhe ai e di këtë. Duke qenë se votuesit e së djathtës radikale zakonisht e mbështesin Putinin, ata nuk e humbin mbështetjen edhe kur Putini shkon në luftë. E gjithë kjo duhet parë me vëmendje dhe kujdes ”, përfundoi fjalën e tij Khodorkovsky.