Askush nuk e di vërtet se sa do të jetojë dhe as nuk mund ta parashikojë të ardhmen. Megjithatë, shkenca tregon se ekziston një mënyrë se si mund të hamendësojmë jetëgjatësinë përmes syve tanë dhe ndoshta mund të na japë një ide se sa do të jetojmë.
Sipas hulumtimeve, retina (membrana e vogël e rëndësishme për shikimin tonë) mund të tregojë gjendjen shëndetësore dhe sa gjatë do të jetojmë. Dihet tashmë se retina përkeqësohet me rritjen e moshës, por nuk e dinim se njerëzit, retina e të cilëve është më e vjetër se mosha e tyre aktuale, kanë rrezik më të lartë të vdekshmërisë.
Studiuesit vëzhguan 46,969 njerëz midis moshës 40 dhe 69 vjeç për 11 vjet, dhe secili person kishte ekzaminuar retinën e tij. Testi konsiston në krahasimin e “moshës biologjike” të retinës kundrejt moshës kronologjike të personit, dhe përmes kësaj, shkencëtarët dolën me diçka të quajtur “hendeku i moshës së retinës”. Ata zbuluan se nëse ato boshllëqe ishin të konsiderueshme, personi kishte një shans më të lartë për sëmundje.
Studimi tregoi se “1 në 20 njerëz ka një hendek 10-vjeçar në moshë të retinës.” Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e njerëzve, sytë e të cilëve u ekzaminuan, po plaken shpejt sepse retina e tyre dukej më e vjetër se mosha e tyre aktuale. 51% e njerëzve kishin hendek më shumë se 3 vjet, 28% kishin 5 pesë vjet dhe 4.5% kishin një hendek më shumë se 10 vjet.
Sytë tuaj mund të zbulojnë gjithashtu shanset për të pasur sëmundjen e Alzheimerit. Të njëjtat pllaka që mblidhen së bashku në tru, janë gjithashtu të dukshme në retinë dhe duken si njolla kur skanohen.
Interesante, apo jo?